Emerson: Më mungon Seria A dhe dua rikthimin
Mbrojtësi i Chelseas, Emerson Palmieri ka pranuar se i mungon Seria A dhe është i hapur që të rikthehet.
Sport
26-vjeçari momentalisht është në detyrë me Kombëtaren e Italisë dhe ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Tuttosport’, Juventusi dhe Interi janë në garë për italianin, i cili pranoi se dëshiron rikthimin në Seria A.
“Ka pasur interesim jo vetëm nga Seria A dhe ende s’ka asgjë konkrete, por me mungon Seria A dhe do të doja të rikthehesha”.
“Nuk e di nëse do ndodh në janar, ose në pesë vite. Gjërat ndryshojnë shpejtë në futboll”, deklaroi ai.
Chelsea pagoi 20 milionë euro për ta transferuar nga Roma në vitin 2018, por këtë edicion ka bërë vetëm katër paraqitje dhe asnjëra nuk ishte në Premierligë./Lajmi.net/