Emërohet drejtoresha e re e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Kauther: Synojmë forcim të bashkëpunimit
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka emëruar Nathalie Kauther në postin e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, një pozicion i rëndësishëm në raportet e Berlinit me vendet e rajonit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kauther përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrën e re dhe gatishmërinë…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka emëruar Nathalie Kauther në postin e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, një pozicion i rëndësishëm në raportet e Berlinit me vendet e rajonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kauther përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrën e re dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Përshëndetje, unë jam Nathalie Kauther, drejtoreshë e re për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në gjermane. Mirënjohëse për mundësinë që të ndërtoj mbi punën e shkëlqyer të paraardhësit tim, ambasadorit Michael Reiffenstuel”, ka shkruar ajo.
Kauther ka theksuar se synimi i saj do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe partneriteteve të Gjermanisë me vendet e rajonit.
“Pres me padurim t’i thelloj partneritetet tona në mbarë rajonin”, ka shtuar ajo.
Emërimi i saj vjen në një periudhë kur Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një rajon me rëndësi strategjike për politikën e jashtme gjermane dhe për proceset integruese evropiane.
Hi, I am Natalie Kauther, the new Director for the Western Balkans at the German FFO. Grateful for the opportunity to build on the excellent work of my predecessor, Ambassador Michael Reiffenstuel,
I look forward to deepening our partnerships across the region. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸— Natalie Kauther (@GERonWEB) June 22, 2026