Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku

Qendra Emergjente në QKUK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar 343 raste. Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar: 102 raste në Reanimim 107 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike, 63 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike. “Në Sallën e Vogël janë realizuar shërbime për 18 pacientë, ku pjesën më të…

Lajme

27/08/2026 08:24

Qendra Emergjente në QKUK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar 343 raste.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:

102 raste në Reanimim

107 në Emergjencën Internistike,

53 në Emergjencën Kirurgjike,

63 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

“Në Sallën e Vogël janë realizuar shërbime për 18 pacientë, ku pjesën më të madhe të trajtimeve e kanë përbërë procedurat e qepjes, përpunimit dhe pastrimit të plagëve.Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë periudhës së raportimit janë evidentuar 1 rast i intoksikimit (helmimit), 3 raste të personave të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 32 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik. Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar 40 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes (exitus)”, ka njoftuar Emergjenca. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: