Ëmbëlsirë role me kanellë

Përbërësit: 500 g miell 1 paketë Maja (maja thatë) 1/2 lugë çaji kripë 75 g sheqer 75 g gjalpë 250 ml qumësht 40 g Gjalpë i shkrirë, 50 g sheqer 1 paketë sheqer vanilje 1 lugë gjelle kanellë Përgatitja: Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e…

Lifestyle

09/08/2015 15:44

Përbërësit:
500 g miell
1 paketë Maja (maja thatë)
1/2 lugë çaji kripë
75 g sheqer
75 g gjalpë
250 ml qumësht
40 g Gjalpë i shkrirë,
50 g sheqer
1 paketë sheqer vanilje
1 lugë gjelle kanellë

Përgatitja:
Miell, maja, kripë, dhe 75 gramë sheqer i përziejmë të gjitha bashkë. Gjalpin dhe qumështin e ngrohim dhe i përziejmë së bashku,shtojmë miellin dhe e gatuajmë mirë ,pastaj e mbulojmë dhe lëjmë brumin për të ardhur për 30 minuta. Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në tavolinë në një shtresë me miell ,petën e spërkasim me gjalpë të shkrirë, sheqer, dhe vanilje dhe një lugë gjelle kanellë, e mbështjellim dhe e prejmë në formë role në madhësi 2 centimetra të trasha. Me vezë apo qumësht e lyejmë sipër,ngrohim furrën paraprakisht në 180‐200 gradë dhe pjekim për për 20 minuta. Shërbehet me çokollatë të nxehtë. /living