Ëmbëlsirë me gështenja

Mësoni si të përgatisni ëmbëlsirë me gështenja.

Lifestyle

15/12/2014 21:47

Përbërësit:

  • 1/2 kg gështenja,
  • 100 g sheqer,
  • 1 dl krem qumështi i rrahur,
  • 1 pako vanilje,
  • kripë

Përgatitja:
Qërojmë gështenjat dhe i ziejmë për 5 minuta. Më pas i heqim lëkurën e hollë dhe i ziejmë përsëri për gjysmë ore në ujë të valuar të cilit i kemi hedhur pak kripë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke vendosur në një tenxhere me 1/4 l ujë, sheqerin kokërr dhe vaniljen. Sheqeri tretet në zjarr të dobët për rreth 10 minuta. I kullojmë dhe i kalojmë në mulli. Puresë që kemi formuar i shtojmë sherbetin, dhe i lejmë të ftohet. Në fund shtojmë kremin e qumështit. Ëmbëlsirën e ndajmë nëpër tasa dhe i mbajmë në një vend të freskët para se t’i servirim.