Ëmbëlsirë me çokollatë dhe portokall
Këtë vikend ju rekomandojmë një tortë me portokall dhe çokollatë.
Lifestyle
Përbërësit:
- 7 vezë
- 150 g sheqer
- 230 g gjalpë
- 4 lugë supe me kakao
- 4 lugë miell
- 1 pluhur për ëmbëlsirë
Kremi:
- 500 ml ajkë e ëmbël
- 300 g çokollatë
- lëvorja e një portokalli
Përgatitja:
Fillimisht rrahim gjalpin me sheqer, më pas i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin e përzier me kakao dhe pluhur për fryrjen e ëmbëlsirës. Në fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë. E pjekim në temperaturë 1800 C për 15 minuta.
Përgatitja e kremit:
Nxehim ajkën e ëmbël deri sa të filloj të vlojë dhe në të shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë deri sa të shkrihet. Shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu të nxehte e hedhim mbi tortë. E vendosim në vend të ftohtë që të forcohet kremi.