Ëmbëlsirë me Coca Cola

Mësoni si të përgatisni një ëmbëlsirë me Coca-Cola.

Lifestyle

19/12/2014 19:39

Përbërësit:
6 vezë
6 lugë sheqer
5 lugë miell
½ pluhur paste
3 lugë arra të bluara

Përbërësit për kremin:
250gr margarinë
250gr sheqer pluhur
300gr arra të bluara
300gr biskota të bluara
500ml coca-cola
300ml ajkë e ëmbël ose 3 qese shllag

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve dhe më pas shtohen të verdhat një nga një dhe në fund mielli i përzier me pluhur për pjekje dhe arrat e bluara. Piqet në tepsi të mbuluar me letër për pjekje.

Për kremin tundet margarina me sheqer pluhur derisa të bëhet një masë kremoze e pastaj shtohen arrat e bluara dhe biskotat e bluara. Krejt kjo laget me 500ml coca-cola. Ndajmë pak nga coca-cola dhe e lagim petën e pjekur dhe të ftohur.

Pastaj tundet ajka ose shllagu i përgatitur sipas udhëzimit në qeskë dhe lyhet përmbi ëmbëlsira. /kuzhinashqiptare.com