Ëmbëlsirë me ananas

Një ëmbëlsirë mjaft e shijshme nga ananasi.

Lifestyle

08/11/2014 17:17

Përbërësit:

  • 4-5 feta ananasi,
  • 60 g gjalp,
  • 200 g sheqer,
  • 3 vezë,
  • 50 g miell,
  • 1 lugë kafeje maja pluhur

Përgatitja:
Tretni gjalpin në një tavë për tortë, spërkateni me 100 g sheqer dhe shtroni me kujdes fetat e ananasit. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur dhe shtoni pak nga pak miellin e situr bashkë me majanë. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë që qëndron në pirun dhe bashkojani me shumë delikatesë masës me vezë. Hidheni të gjithën mbi fetat e ananasit. Vendoseni në furrën e ngrohur më parë në 200 °C për 30-40 minuta. Hiqeni, lëreni të ftohet, përmbyseni formën dhe servireni.