Ëmbëlsirë e lehtë me çokollatë

Një recetë e lehtë për t'u bërë dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!

Lifestyle

16/04/2015 16:04

Përbërësit:
1 gotë e ujit sheqer,
1 gotë vaj,
1 gotë grizë,
1 gotë arra të bluara dhe pak rrush të thatë,
2 vezë,
2 lugë kakao dhe lëvorja e një limoni

Për kremin:
200 g çokollatë,
lëngu i limonit me disa pika ujë

Përgatitja:
Vezët dhe sheqeri tunden derisa të përzihen mirë, pastaj hidhet yndyra dhe përsëri përzihen derisa të trashet masa. Shtohet griza, arrat e bluara, rrushi i thatë, kakao dhe lëvorja e një limoni. Të gjitha këto përzihen mirë, hidhen në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen. Ëmbëlsira e pjekur lihet të ftohet dhe pastaj lyhet me çokollatë ose me sherbet të trashë ku është shtrydhur limoni. /living