Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, deklaroi në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij, se i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit. “Ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes psikike nga kalavari i gjatë i gjyqeve. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë…

Lajme

09/10/2025 09:48

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, deklaroi në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij, se i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e tronditjes psikike nga kalavari i gjatë i gjyqeve. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën”, citohet të ketë thënë Shkambi. Për të, Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg.

Ai akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor, shkruan a2cnn, transmeton klankosova.tv.

Sipas Prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pasi qëlloi mbi gjykatësin Kalaja.