Elvana Gjata më në fund sjell ‘Puthe’
Elvana Gjata ka lansuar videon e shumë paralajmëruar të këngës më të re ‘Puthe’, bllokohet për mosha të reja.

ShowBiz
Kënga me video nga Elvana Gjata ‘Puthe’ është lansuar edhe në Youtube, dhe është bllokuar për shikuesit nën moshën 18 vjeç, për shkak të sjelljeve dhe zhveshjes pak të tepruar të Elvanës.
Elvana videon e ka paralajmëruar më herët dhe pas premierës në My Music, tani vjen edhe në Youtube për fansat. Kënga është punuar nga Flori Mumajesi dhe është kënga e parë e Elvanës për këtë sezon të verës.
Në videoklip shohim Elvanën në një dhomë me bikini të bardha derisa vallëzon dhe bën ekzibicione nën ritmin e këngës, derisa teksti i këngës shfaqet përgjatë gjithë këngës.