Elton John tregon se pse prishi miqësinë me Rod Stewart
Elton John ka zbuluar se pse prishi raportet me muzikantin Rod Stewart.

ShowBiz
Ylli i muzikës angleze ka vendosur se erdhi koha të tregojë haptazi për problemin me kolegun e tij, Rod Stewart, shkruan Daily Mail.
“Ai ka kapërcyer një vijë përtej rivalitetit miqësor” tha Elton John, pasi rokeri i Maggie May prishi turneun e tij, transmeton lajmi.net.
Ata nuk kanë qenë në kushtet më të mira gjatë vitit të kaluar.
Tani besohet se Elton ka vendosur ta bëjë një hap më tej dhe të shpjegojë me fjalët e tij se çfarë ndodhi mes dy këngëtarëve në autobiografinë e tij.
Ndërsa një burim i afërt me Elton tha se “Kritikat e vazhdueshme me gjemba të Rodit për sukseset e tij të fundit kapërcyen një kufi përtej rivalitetit të tyre të zakonshëm miqësor”./Lajmi.net/