Elshani thotë se FSK bashkë me KFOR-in ndodhen në Ujman, ku ka filluar operacioni i kërkim-shpëtimit

Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga urat e këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji. Nga pamje të shpërndara nga atje, shihet se afër ushtarëve të…

Lajme

29/07/2025 12:05

Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga urat e këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.

Nga pamje të shpërndara nga atje, shihet se afër ushtarëve të Kosovës qëndrojnë edhe ushtarët amerikanë.

Zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha Lajmi.net se FSK në bashkëpunim me KFOR-in ndodhen tek ura mbi Ujman dhe po përgatiten për vazhdimin e operacionit të kërkim-shpëtimit.

Bashkë me FSK-në dhe KFOR-in ndodhet edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/