Elon Musk premton 100 milion dollarë për largimin e dyoksidit të karbonit nga Toka! Ja konkursi që do të zhvillohet
Fituesi i çmimit të madh do të shpërblehet me 50 milionë dollarë, vendi i dytë me 20 milionë dollarë dhe vendi i tretë do të fitojë 10 milionë dollarë.
Auto & Tek
Elon Musk ka ofruar 100 milion dollarë për konkurrentin që do të fitojë konkursin e “Fondacionit X Prize” të përqendruar në teknologjinë e heqjes së dyoksidit të karbonit, transmeton lajmi.net.
Konkursi do të zgjasë katër vjet dhe është i hapur për ekipe në të gjithë globin, shkruan “The Verge”.
15 skuadra do të zgjidhen për këtë konkurs brenda 18 muajve. Ata do të marrin secili nga 1 milion dollarë dhe 25 bursa, secila 200,000 dollarë do t’u jepen ekipeve studentore që hyjnë.
Fituesi i çmimit të madh do të shpërblehet me 50 milionë dollarë, vendi i dytë me 20 milionë dollarë dhe vendi i tretë do të fitojë 10 milionë dollarë.
Fituesit duhet të demonstrojnë një zgjidhje që “mund të tërheqë dyoksidin e karbonit direkt nga atmosfera ose oqeanet dhe ta mbyllë atë përgjithmonë duke ndikuar pozitivisht tek mjedisi”, thuhet sipas “Fondacionit X Prize”.
Kërkohet një zgjidhje që mund të largojë rreth një ton në ditë dyoksid karboni. Udhëzimet e plota të konkursit do të publikohen më 22 prill.
“Ne duam të bëjmë një ndikim vërtetë domethënës. Negativiteti i karbonit, jo neutraliteti. Ky nuk është një konkurs teorik. Ne duam skuadra që do të ndërtojnë sisteme reale që mund të ndryshojnë diçka dhe që mund të kenë një shkallë të matshme në një nivel ‘gigaton’. Koha është thelbësore”.
Në muajin janar të këtij viti Elon Musk u shpall personi më i pasur në botë duke lënë pas tij Jeff Bezos.
Kur kjo ndodhi, Elon u kërkoi ndjekësve të tij në Twitter që t’i sugjeronin disa mënyra se si të dhuronte para. Kështu, këto 100 milion dollarë që do të dhurohen në këtë konkurs, është një ndër mënyrat që fondacioni i Musk ka zgjedhur. /Lajmi.net/