Elliot Page divorcohet nga Emma Portner

Elliot Page dhe Emma Portner janë divorcuar.

ShowBiz

27/01/2021 08:46

Çifti njoftoi vendimin në një deklaratë për CNN të martën, transmeton lajmi.net.

“Pas shumë mendimesh dhe shqyrtimesh të kujdesshme, ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar pas ndarjes tonë verën e kaluar. Ne kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe mbetemi miq të ngushtë”, thuhet në deklaratë.

Ndarja e tyre vjen tre vjet pasi njoftuan se u kurorëzuan më 2018.

Portner, një mësuese e Qendrës së Vallëzimit në Broadway dhe Page, filluan lidhjen më 2017.

Lajmi vjen dy muaj pasi Page doli si transgjinore.

Në atë kohë Portner postoi një mesazh mbështetës në Instagram, “Unë jam shumë krenare për @elliotpage. Transgjinorët dhe njerëzit jo binarë janë një dhuratë për këtë botë. Unë gjithashtu kërkoj durim dhe privatësi, por që ju të bashkoheni me mua në mbështetje të jetës së transgjinorëve çdo ditë. Ekzistenca e Elliot është një dhuratë në vetvete. Shkëlqe e ëmbla E. Të dua shumë “. /Lajmi.net/