Eliza Dushku në prezantimin e filmit “Shok” në Worcester të Amerikës (FOTO)
Filmi kosovaro- britanik “Shok”, i nominuar për Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbërriti në Worcester të Massachusetts, në prezantimin e radhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, kanë bërë të ditur për KultPlus, organizatorët e prezantimit të filmit “Shok”.
ShowBiz
Deni Hoxha, organizator i këtij prezantimi ka njoftuar më pas se në këtë event ka marrë pjesë edhe ylli i televizionit dhe filmit amerikan, aktorja hollivudiane, me origjinë shqiptare Eliza Dushku, e cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen e filmit me metrazh të shkurtër “Shok”, në Uster – Worcester, ajo edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, flamurin tonë kombëtar, shqiponjës dykrerëshe.
Shfaqja e premierës së këtij filmi, u organizua nga Deni dhe Iva Hoxha, që në të njëjtën kohë, nëpërmjet këtij eventi është shënuar edhe përvjetori i tetë i Pavarësisë së Kosovës.

