Elita dhe Gjiko me video të veçantë familjare në prag të festave të fundvitit

Elita Rudi ka shkruar fjalë zemre për bashkëshortin dhe djalin.

ShowBiz

05/12/2019 15:33

Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, Elita Rudi, e ka ndarë me ndjekësit një video të veçantë familjare pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë zemre për Gjikon dhe Zërin, shkruan lajmi.net.

“Zot faleminderit për Gjikon dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës time të mbushet plot dashuri aq shumë sa të më buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im që ndonjëherë për të më bërë qefin del edhe jashtë kornizave tua dhe të dua Zëri im që na dha kuptimin e jetës”, ka shkruar Elita.

“Je bota e nënës dhe babit. Faleminderit Rezarta Shkurta që në të ardhmenmund të ja tregojmë Zërit vitin e parë të festave të tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë që Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të parë në muajin Shkurt të vitit që po e lëmë pas./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5sRQ-QFOBz/?utm_source=ig_embed