Elinel akuzon reperin Drake se i vodhi një këngë në albumin e ri

Dje është lansuar albumi më i ri nga reperi i njohur Drake.

ShowBiz

30/06/2018 17:35

Në këtë album përfshihen disa krijime të reperit, që janë plot 29 të tilla, shkruan lajmi.net.

E për njërën prej tyre, që Drake e ka futur si pjesë të albumit “Scorpion”, reperi Elinel pretendon se ia ka marrë ai.

“Ju kam thënë, unë jam nga e ardhmje, e ardhmja është e kaluara ime…@champagnepapi Po të shoh, CAN’T TAKE A JOKE 2018
ELINEL BULLET 2012
Kanga jem e re qe del shum shpejt e ka emrin GANGSTA. Mas do vjete muni me ni apet Anglisht, Gjermanisht etj ejt??”, ka shkruar ai.

Madje, e njëjta gjë pretendohet edhe në një llogari të fansave të reperit tashmë të ndjerë XXXTencation, ku shkruhet “Drake po vazhdon të vjedhë tjetër flow. Ashtu sikur e vodhi nga X tani e vodhi nga një reper shqiptar. Ju lutem etiketojeni të gjithë Drake dhe Elinel”. /Lajmi.net/

YouTube player