Eliminimi i darkës, zgjidhje për të rënë nga pesha? Mësoni ku po gaboni
Nevojat për gjumë janë të ndryshme, ndoshta edhe të ekzagjeruara.
Lifestyle
Të gjithë ata që mendojnë se eliminimi i darkës është një zgjidhje e mirë për të rënë nga pesha, gabohen. Sa herë që ke provuar të flesh me stomakun bosh, ke vënë re që nuk ke bërë gjumë të qetë.
Sipas dietologëve, abuzimi me darkën është bërë i shpeshtë te shumë njerëz dhe arsyeja për t’u ndier më lehtë nuk qëndron.
Kështu, janë disa arsyet që tregojnë se nuk duhet të flesh asnjëherë pa ngrenë darkë:
Ndihmon të humbasësh peshë
Po, e lexove mjaft mirë! Të hash snack të ndryshëm para gjumit, në të vërtetë ndihmon metabolizmin të ruajë peshën ideale duke mbajtur në nivele të qëndrueshme nivelin e sheqerit. Ndjesia e të shkuarit në shtrat me stomak bosh ndikon që të nesërmen të hash pa masë. Edhe nëse nuk je e uritur, një sallatë do të të ndihmojë për t’u ndier më mirë.
Ndihmon gjumin
Ngrënia darkë të ndihmon më shumë për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës. Shumë njerëz mendojnë se bëjnë gjumë më të qetë nëse nuk hanë darkë, por nuk është kështu. Mënyra më e thjeshtë për të bërë një gjumë të qetë është të hash një sallatë ose kos, një patate të ëmbël me vaj kokosi dhe kanellë, ose dhe banane me kos.
Ndërsa fle, organizmi vazhdon akoma të punojë
Kjo është një arsye tjetër pse duhet të hash para se të flesh. Organizmi edhe gjatë gjumit vijon punën dhe nëse nuk e ndihmon duke i dhënë ushqim, atëherë do të jetë e vështirë të ruash peshën ideale dhe të humbasësh peshë. Vetëm me ushqime të lehta, pas dy javësh, do të kuptosh që do ta ndiesh më mirë organizmin.
Stomak i mbushur do të thotë sheqerna të qëndrueshme – gjumë i qetë, jetë e shëndetshme
Nevojat për gjumë janë të ndryshme, ndoshta edhe të ekzagjeruara. Gjumi ndikon në imunitet, në rritjen e nivelit të energjisë, metabolizmin, dëshirat dhe peshën. Sa më mirë të flesh gjatë natës, aq më mirë do të ndihesh të nesërmen.
Ndihmon të kesh më shumë sukses
Një snack para gjumit të ndihmon ta mbyllësh ditën të plotësuar dhe trupi të përcaktojë një ditë tjetër suksesi. Pse ta privosh veten kur darka ndihmon të jesh më e shëndetshme. Kështu, kos me fruta, lëng frutash, akullore me fruta etj. Fillo ta kesh përparësi darkën dhe do ta ndiesh veten më të shëndetshme. /Lajmi.net/