Elgit Doda dhe Klea Huta tregojnë planet rreth martesës
Elgit Doda dhe Klea Huta ka kohë që janë në lidhje dashurie.

ShowBiz
Elgit Doda dhe Klea Huta ishin të ftuar në emisionin ‘Jo vetëm modë’ ku shpalonsë planet e tyre për të ardhmen, shkruan lajmi.net.
Çifti fillimisht u pyet se çfarë do bënin nëse një ditë do ndaheshin, por këngëtari kishte një përgjigje të prerë për këtë pyetje duke thënë se “Nuk ndodh”.
Gjatë intervistës moderatorja shprehi dëshirën e saj që martesa të bëhet në datën kur filloi lidhja e tyre e që është 10 tetor dhe me shumë gjasë ato do kurorëzohen me këtë datë.
Por do presim edhe pak kohë pasi ata treguan se një gjë e tillë nuk është në plan për këtë vit. /Lajmi.net/