Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar për “vjedhje të rëndë”

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë. I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim…

Lajme

08/10/2026 18:56

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “vjedhja e rëndë”, njofton PK.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.