Ekstradohet nga Gjermania 27 vjeçari i dënuar me 1 vit e gjysmë burgim për vjedhje të rëndë

Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë. I kërkuari sipas Policisë ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës…

Lajme

24/07/2025 10:20

Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë.

I kërkuari sipas Policisë ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit..

Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale.

“Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar  për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: