Ekstradimi i Radoiçiqit shihet i vështirë edhe pas fletarrestit për krime lufte, thotë Smakiqi
Lëshimi i fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë për krime lufte po vlerësohet hap i rëndësishëm nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, por edhe lehtësim për familjarët e viktimave. Megjithatë, avokati Xhevdet Smakiqi ka vlerësuar se ekstradimi i tij në këtë kohë do të jetë i vështirë. “Në rastin aktual Kosova nuk…

Lajme
Lëshimi i fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë për krime lufte po vlerësohet hap i rëndësishëm nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, por edhe lehtësim për familjarët e viktimave.
Megjithatë, avokati Xhevdet Smakiqi ka vlerësuar se ekstradimi i tij në këtë kohë do të jetë i vështirë.
“Në rastin aktual Kosova nuk ka marrëveshje me Serbinë dhe në kuptimin ndërkombëtar nuk mund të presim se do të ndodhë ekstradimi duke e parë edhe mbështetjen që e ka nga Vuçiqi. Megjithatë, Radoiçiqit i është betonuar hyrja në Kosovë.. dhe kur do që të tentojë të hyjë ai do të arrestohet nga Policia e Kosovës”, ka thënë ai në Tëvë1.
Ai ka vlerësuar se nëse arrihet një marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe një presioni ndërkombtar, Radoiçiq edhe mund t’i dorëzohet autoritete të Kosovës.
Smakiqi ka thënë se e mira e këtij fletarrestim dhe aktakuza për sulmin në Banjskë është se Radoiçiqt i ndalohet hyrja në Kosovë, dhe se ai mund të arrestohet nëse tenon ta bëjë një gjë të tillë.