Eksplodojnë dy bombola gazi nga një zjarr që kishte ndezur një person, një i mitur pëson lëndime trupore

Një person ka ndezur një zjarr, dje rreth orës 15:00 në Skenderaj. Nga ky zjarr, kanë eksploduar dy bombola gazi ku për pasojë një i mitur ka pësuar lëndime trupore. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar për në shtëpi. Rasti vazhdon…

Lajme

06/04/2026 09:04

Një person ka ndezur një zjarr, dje rreth orës 15:00 në Skenderaj.

Nga ky zjarr, kanë eksploduar dy bombola gazi ku për pasojë një i mitur ka pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar për në shtëpi. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 05.04.2026-15:00. Raportohet se i dyshuari m/k kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi. Si pasoj e shpërthimit një i mitur m/k ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/