Eksplodimi i bombolës së oksigjenit në Kaçanik – i lënduari po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e tij
Një person ka pësuar lëndime të rënda pas shpërthimit të një bombole të oksigjenit që ndodhi sot në rrugën Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj. Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. Për të mësuar më shumë në lidhje me gjendjen e të lënduarit, lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e…

Lajme
Një person ka pësuar lëndime të rënda pas shpërthimit të një bombole të oksigjenit që ndodhi sot në rrugën Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.
Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
Për të mësuar më shumë në lidhje me gjendjen e të lënduarit, lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Në Qendrën Emergjente është duke u trajtuar, gjendje stabile , por ka lëndime të rënda, do të transferohët në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.”, u shpreh ai./lajmi.net/