Eksperti i sigurisë: Policët në veri ishin të MUP-it serb – tash situata është më shumë në favor të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi, ka thënë se situata aktuale në veriun e Kosovës është përmirësuar dukshëm krahasuar me të kaluarën dhe është më e favorshme për vendin. Ai theksoi se asnjë veprim në veri nuk është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet, por se gjithçka duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë me faktorët ndërkombëtarë. “Në…

Lajme

03/12/2024 21:36

Eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi, ka thënë se situata aktuale në veriun e Kosovës është përmirësuar dukshëm krahasuar me të kaluarën dhe është më e favorshme për vendin.

Ai theksoi se asnjë veprim në veri nuk është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet, por se gjithçka duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë me faktorët ndërkombëtarë.

“Në mënyrë drastike situata është më në favor sot. Gjëra e vetme që është dashtë të lëviz në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Asnjë veprim në veri nuk është marrë në kundërshtim më ligjet… atje nuk ka pasur lloj krimi që nuk ka lëviz, duke i përfshirë jo vetëm serbët po edhe shqiptarët, dhe liderë shumë me përgjegjësi që kanë qenë të inkorporuar me ta dhe kanë bashkëpunuar në dëm të Kosovë. Janë të mira të shumta që ne nuk po iu vlerësojmë. Çështjet e sigurisë duhet të kemi çdo herë bashkëpunim ne KFRO-in se është e drejtë e rezervuar për sigurinë territoriale të Kosovës dhe ajo i shkon përgjegjës KFOFT-it”, ka thënë Ibishi në Debat Plus.

Sipas Ibishit, gjatë viteve të kaluara, në veri të vendit ka ekzistuar një prani e organizuar e strukturave të Serbisë, përfshirë policët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët, siç tha ai, ishin pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

“Sa i përket çështjes së brendshme është policia e Kosovës, policët serbë janë tërhequr vetë, i kanë gju uniformat e Kosovës. Unë jam pikërisht ai që i kam nënshkruar diplomat atyre policëve, në mandatin tim qeveritar. Edhe ata policë që kanë qenë atje kane qenë me regjistër që na i kanë dërguar, që në bazë të marrëveshjes së 20213. Më emër e mbiemër kanë qenë MUP-i serb atje.

Kemi pas prej Beogradit, me emra e mbiemra kush kanë me qenë ata policë atje. Kush ka me qenë komandant, ku kanë me qenë të vendosur. Çdo gjë qysh e kanë dashur ata. A kanë qenë bashkëpunëtorë të mirë ata me drejtorin e Policisë, jo… Shumëçka ka qenë në disfavor të integritetit dhe të terrotorialitetit të Kosovës”, ka shtuar Ibishi.