Ekspertët zbulojnë aryset pse disa femra qajnë pas marrëdhënieve seksuale

Ekspertja e martesave, Rachel Wright ka shpejguar disa gjëra lidhur me gjendjen emocionale të grave pas marrëdhënieve seksuale.

Lifestyle

07/12/2021 18:05

Wright zbuloi se e qara zakonisht konsiderohet një shenjë trishtimi, por në fakt është një shenjë që trupi thotë se ka përjetuar shumë emocione, pavarësisht nëse është lumturi, frikë, eksitim apo dhimbje, transmeton lajmi.net.

Të qash është djersitje emocionale, por shumë besojnë se “djersitja” vjen në një moment të vështirë”, tha Wright, duke përmendur arsyet pse gratë qajnë më shpesh gjatë ose pas seksit.

1.Hormonet “të egra”

Nëse jeni në PMS, në trajtimin e inseminimit artificial ose jeni shtatzënë, hormonet pësojnë një ndryshim dhe mund të shkaktojnë një qarje në çdo moment, pavarësisht situatave në të cilat ndodheni.

2.Keni pirë

Nëse keni pirë disa gota më shumë, kjo mund të bëjë që kutia e emocioneve tuaja të “hapet”.

3.Ju jeni shumë të lumtur

Ndoshta nuk keni pasur një lidhje për një kohë të gjatë ose seksi juaj ka qenë shumë argëtues. Këta lot janë lot mirënjohjeje, lumturie dhe eksitimi. Lërini të rrjedhin.

4.Ndiheni plotësisht të lidhur

Ndonjëherë nuk ka fjalë për të përshkruar se sa thellë jeni i lidhur me partnerin tuaj, prandaj disa qajnë. Kjo është një mënyrë që trupi të shprehë emocionet. Seksi çliron oksitocinë, e cila inkurajon lidhjen, besimin dhe ndjeshmërinë.

5.Jeni të mërzitur

Nëse dikush i afërm i juaji ka ndërruar jetë kohët e fundit, nuk duhet të habiteni aspak nëse qani gjatë seksit. Hidhërimi mund t’ju “godes” në çdo kohë. /Lajmi.net/