Ekspertë të KB-së: Siguria për luftë bërthamore është shumë e madhe

Drejtoresha e Institutit pranë Kombeve të Bashkuara për hulumtim të problemeve me çarmatim, Renata Dvana tha se siguria për fillim të konfliktit bërthamor sot është më e lartë nga Lufta e Dytë Botërore.

Bota

22/05/2019 23:06

Sipas saj, programi për modernizim të armës bërthamore zbatohen në të gjitha shtetet me armë bërthamore, me ç’rast situata me kontrollin mbi armatimin ndërrohet në mënyrë dinamike, pjesërisht për shkak të konkurrencës strategjike të Kinës dhe SHBA-së.

Ajo theksoi se marrëveshjet për kontroll të armës tradicionale janë ndërprerë për shkak të paraqitjes së metodave të reja të luftimit, ku grupet e armatosura dhe mercenrët privatë luajnë rol gjithnjë e më të madh, si dhe teknologjitë më të reja.

“Rreziku nga shfrytëzimi i armës bërthamore për shkak të faktorëve të ndryshëm tani është më i madh nga kurdo qoftë deri më tani pas Luftës së Dytë Botërore”, konkludoi Dvana. (koha.mk)