Ekskluzive / Veteranët që përfituan kundërligjshëm pensione në Zonën e Nerodimës, sipas prokurorisë (EMRAT)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës dhe asaj të Pashtrikut, të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sot sjellë emrat e Zonës Operative të Nerodimës.

Lajme

17/09/2018 10:11

Në Zonën Operative të Nerodimës, ka 823 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Lexo edhe:

Ekskluzive / Këta janë veteranët mashtrues të Zonës së Pashtrikut sipas prokurorisë (EMRAT)

Sipas prokurorisë  rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. /Lajmi.net/

Emrat e Zonës Operative të Nerodimës: