EKSKLUZIVE: Aksion masiv i EULEX-it dhe Policisë, po bastisen 30 prona nëpër tërë Kosovën

EULEX-i dhe Policia e Kosovës, sot ora 5:00 e mëngjesit kanë filluar një aksion masiv nëpër tërë territorin e Kosovës, ku po kryejnë bastisje në 28 prona private.

Lajme

01/10/2015 09:07

Lajmi.net, nga burime brenda institucioneve të rendit, ka mësuar se ky aksion po zhvillohet nëpër prona private, të gjyqtarëve, avokatëve, noterëve, por edhe qytetarëve që nuk mbajnë poste publike.

E gjitha kjo, se dyshohet që këta persona kanë kryer veprime kundërligjore, duke tjetërsuar prona të ndryshme, kryesisht publike.

Aksioni sipas burimeve, të lajmi.net, është i shtrirë në tërë territorin e Kosovës, por me fokus kryesor në rajonin e Prishtinës.

Ky aksion pritet të rezultojë edhe me arrestime të shumta. /lajmi.net