Ekipi i “Shok”-ut, në Tribeca Film Festival

Producenti nga Kosova Eshref Durmishi, ka dhënë disa detaje në lidhje me shfaqjen e filmit në një ndër festivalet më të mëdha në Amerikë, Tribeca Film Festival, ai poashtu tha se edhe ekipi do të jetë i pranishëm në festival.

ShowBiz

07/04/2016 15:31

Rrugëtimi i “Shok”-ëve, po vazhdon ende. Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë deri tek nisja e festivalit “Tribeca Film Festival” në New York, ku në këtë festival me ftesën e drejtuesve të tij do të shfaqet si dhe do të jetë në garë edhe filmi kosovar i nominuar për Oscar “Shok”.

“Besoj që do të shkojmë edhe ne ekipi, të paktën unë dhe regjisori do të jemi të pranishëm, por jemi duke pritur këto ditë ti përfundojmë disa gjëra e ndoshta me datën 12 prill do të nisemi për New York, duke vazhduar të tregoj se tanimë “Shok”, është në pritje të konfirmimeve për në disa festivale të tjera, dhe se po ndihet shumë mirë që “Shok”, po ka një rrugëtim kaq të suksesshëm.”, shprehet Eshref Durmishi.

“Shok”, sjellë tregimin e Petritit (Lum Veseli) dhe Okit (Andi Bajgora), ku ky tregim është mjaft rrënqethës dhe sjellë ngjarje të vërtetë të ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

“Shok”, vjen nën skenar e regji të Jamie Donoughue ndërsa producent Eshref Durmishi (KS) dhe Harvey Ascott (UK)./kultplus