Ekipi serb tentoi të hyjë në Kosovë pa lejen e autoriteteve

Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Mitrovicë ekipit basketbollistik Slloga nga Batoçina.

Lajme

10/02/2020 10:02

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit të basketbollit nga Batoçina e Serbisë Slloga.

Ata kishin të caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të ligës së dytë serbe.

Lexo edhe: 

Kosova tregon autoritet, ekipit serb të basketbollit i ndalohet hyrja në territorin e saj

Ky ndalim është bërë për shkak se sportistët serbë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa leje adekuate nga autoritetet kosovare.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net.

Në anën tjetër, mediet serbe raportojnë se ky është rasti i dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë. /Lajmi.net/