Ekipi që u drejtua nga trajneri serb bie matematikisht nga Serie A
Sampdoria ka rënë matematikisht në Serie B pas disfatës ndaj Udineses të hënën (sot). Ekipi nga Genoa pësoi disfatë 2:0 nga Udinese, në takimin e vlefshëm për javën e 34-të në elitën e futbollit italian, shkruan lajmi.net. Sampdoria e cila u drejtuar nga ish-futbollisti serb, Dejan Stankoviq, renditet në pozitën e fundit me vetëm 17…
Sport
Sampdoria ka rënë matematikisht në Serie B pas disfatës ndaj Udineses të hënën (sot).
Ekipi nga Genoa pësoi disfatë 2:0 nga Udinese, në takimin e vlefshëm për javën e 34-të në elitën e futbollit italian, shkruan lajmi.net.
Sampdoria e cila u drejtuar nga ish-futbollisti serb, Dejan Stankoviq, renditet në pozitën e fundit me vetëm 17 pikë, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit.
Sampdoria ishte pjesë e Serie A pandërprerë që nga edicioni 2012/13, ndërkohë që në të shumtën e rasteve është përballur me të njëjtën situatë, pra sigurimin e mbijetesës.
Gjithashtu, mediat italiane raportojnë se klubi në fjalë po kalon nëpër një gjendje të rëndë edhe financiare dhe mund të falimentojë shumë lehtë./Lajmi.net/