Ekipi i Izraelit nuk mund ta besojë se çfarë është duke u ndodhur në Shqipëri

Të habitur nga këto masa kanë mbetur edhe vetë Izraelitët të cilët pak a shumë në çdo vend që udhëtojnë gjenden në situate të tilla.

Sport

11/11/2016 15:20

Arrestimet e katër personave dhe dyshimet për sulme terroriste sollën shumë ndryshime në axhendën e ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Përveçse ndryshimit të stadiumit janë shtuar së tepërmi dhe masat policore, madje në nivelin më të lartë.

Të habitur nga këto masa kanë mbetur edhe vetë Izraelitët të cilët pak a shumë në çdo vend që udhëtojnë gjenden në situate të tilla.

Sipas gazetarit Izraelit, Nadav Zenziper që shoqëron gjithmonë kombëtaren kudo që luan, kjo është hera e parë që ata janë ndierë më të sigurt se kurrë. Nuk iu kishte ndodhur që për sigurinë e tyre të ishin vënë gjithë ato forca policore.

“Kam udhëtuar shpeshherë me delegacione sportistësh nga Izraeli, por nuk ka dyshim që udhëtimi drejt Shqipërisë ishte më i sigurti. Që nga aeroporti dhe deri te hyrja e hotelit ku u akomoduam, qindra forca sigurie u kujdesën që asgjë e pazakontë të ndodhte, duke shqetësuar jetën normale të kryeqytetit shqiptar”, shkruan ai në reportazhin e tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.