Ekipi ideal i vitit i UEFA-s
UEFA e ka publikuar ekipin ideal prej 18 futbollistësh, të Ligës së Kampionëve për sezonin që shkoi. Real Madridi është ekipi më i përfaqësuar me shtatë futbollistë.
Sport
Grupi i studimeve teknike të UEFA-s, (TSG) e ka zgjedhur ekipin ideal të Ligës së Kampionëve për sezonin e kaluar.
Në fakt, është zgjedhur ekipi prej 18 futbollistësh, të cilët do t’i ëndërronte secili trajner botëror.
Në këtë listë figurojnë shtatë futbollistë të Real Madridit dhe vetëm një i Barcelonës, Andres Iniesta.
Sa i përket Atletico Madridit, nënkampion evropian, Los Colchoneros kanë katër lojtarë në ekipin ideal të UEFA-s.
Edhe Bayern Munichu përfaqësohet nga disa futbollistë, 4, ndërsa përpos Barcelonës, nga një e kanë edhe Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund.
Ekipi ideal i UEFA-s
Portierë: Courtois (Atlético de Madrid) e Neuer (Bayern Múnich).
Mbrojtës: Godín (Atlético de Madrid), Lahm (Bayern Múnich), Carvajal (Real Madrid), Pepe (Real Madrid) e Sergio Ramos (Real Madrid).
Mesfushorë: Gabi (Atlético de Madrid), Iniesta (Barcelona), Kroos (Bayern Múnich), Di María (Real Madrid), Modric (Real Madrid) e Xabi Alonso (Real Madrid).
Sulmues: Reus (Borussia Dortmund), Diego Costa (Atlético de Madrid), Robben (Bayern Múnich), Ibrahimovic (PSG) e Cristiano Ronaldo (Real Madrid).