Ekipi i Kosovës në boks nis përgatitjet në Brazil për “World Boxing Cup 2026”

Ekipi i Kosovës në boks ka nisur sot udhëtimin drejt Foz do Iguaçu, Brazil, ku do të marrë pjesë në një kamp ndërkombëtar përgatitor në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar. Në këtë kamp do të jenë boksierja Donjeta Sadiku në kategorinë 60 kg dhe boksieri Shpëtim Bajoku në kategorinë…

Sport

09/04/2026 13:02

Ekipi i Kosovës në boks ka nisur sot udhëtimin drejt Foz do Iguaçu, Brazil, ku do të marrë pjesë në një kamp ndërkombëtar përgatitor në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar.

Në këtë kamp do të jenë boksierja Donjeta Sadiku në kategorinë 60 kg dhe boksieri Shpëtim Bajoku në kategorinë 65 kg, të shoqëruar nga selektori Faton Xhakli dhe stafi Marjola Sallauka, shkruan Indeksonline

Gjatë periudhës 8–18 prill, sportistët do të zhvillojnë përgatitje intensive, të cilat konsiderohen thelbësore për performancën e tyre në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, që do të mbahet nga 19 deri më 27 prill.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara do të vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”, duke e bërë këtë përgatitje një hap kyç në rrugën drejt suksesit ndërkombëtar për boksin kosovar.