Ekipi i Haxhi Krasniqit nuk e pranon humbjen, fajësojnë gjyqtarët

Ekipi i Haxhi Krasniqit ka reaguar pas humbjes së boksierit kosovar ndaj Stefan Hartel.

Sport

13/05/2019 11:08

Ekipi i Krasniqit pas një analize që i kanë bërë meçit, kanë dalur me një konkludim se ai e meritoi së paku një barazim.

Haxhi Robin Krasniqi e humbi brezin e artë të kampionit evropian në kategorinë super të mesme në meçin e zhvilluar të shtunën në Gjermani, transmeton lajmi.net.

“Meçi ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Stefan Hartel u quajt edhe si ‘meçi i vitit’ nga EBU dhe kjo në bën krenarë përsëri. Mirëpo, ne e bëmë një video-analizë në detaje dhe konsiderojmë se verdikti final nuk ishte i drejtë. Ne e llogaritëm çdo goditje në secilin rund dhe rezultati i drejt ishte baras, 114:114”, ka shkruar ekipi i Krasniqit.

“Ne e dimë se Robini nuk e bëri meçin më të mirë, posaçërisht pas çarjes në sy, i cili e detyroi të boksonte për 12 runde me gjak. Mirëpo, ai definitivisht i fitoi 6 runde, të cilët ishin të mjaftueshëm për ta mbrojtur titullin. Stefan Hartelin e duam po ashtu. Dhe, përkundër paraqitjes së tij mjaft të mirë, ai nuk është për kampion evropian”, shton klubi gjerman.

“Stefani mund të themi se ishte më i mirë në 2-3 runde, të cilët ishin shumë të ngushtë. Duke e konsideruar se Robini ishte duke e mbrojtur titullin e kampionit dhe ishte boksieri që luajti në shtëpi, nuk do të ishte mrekulli nëse Robini do ta fitonte krejt meçin. Por, gjyqtarët u pa qartë se dëshiron t’ia jepnin titullin sfiduesit të tij”. /Lajmi.net/