Ekipi i atletikës së Kosovës me paraqitje solide në Lojërat Evropiane Krakow 2023
Ekipi i atletikës së Kosovës ka përfunduar ditën e dytë të garave në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Paraqitjen më të mirë sot e kishte bursistja olimpike, Gresa Bakraqi, e cila doli e pesta prej 13 garueseve në disiplinën 800 metra. Gresa shënoi kohën 2:07.67 minuta, duke thyer njëherit rekord shtetëror. Garuesit tjerë patën paraqitje solide.…
Sport
Ekipi i atletikës së Kosovës ka përfunduar ditën e dytë të garave në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Paraqitjen më të mirë sot e kishte bursistja olimpike, Gresa Bakraqi, e cila doli e pesta prej 13 garueseve në disiplinën 800 metra.
Gresa shënoi kohën 2:07.67 minuta, duke thyer njëherit rekord shtetëror.
Garuesit tjerë patën paraqitje solide.
Të pranishëm në Stadiumin Silesian në Chorzow, ishin edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni e anëtari i BE, Musa Hajdari.
Rezultatet e garuesve tanë:
Gresa Bakraqi, 800 m. – vendi 5
Alaudin Suma, hedhje e diskut – 11
Donika Kryemadhi, 100 m. me pengesa – 13
Astrit Kryeziu, 1500 m. – U lëndua gjatë garës
Florentina Restelica, 400 m. pengesa – 12
Lirije Peci, kërcim tre-hapësh – 14
Florian Berisha, 400 m. pengesa -14
Ekipore 4x100m (vajzat) – 10
Ekipore 4×100 (meshkujt) – 10
Kujtojmë që garat e atletikës vlejnë edhe si Kampionat Evropian ekipor, me ç’rast ekipi ynë ndodhet në divizionin e tretë./Lajmi.net/