Ekipet portugeze pas Francisco Trincao

Benfica dhe Sporting CP janë pas lojtarit të Barcelonës, të huazuar te Wolves, Francisco Trincao.

Sport

24/03/2022 23:04

Trincao aktualisht është i huazuar te Wolverhampton Wanderers, që nga korriku i vitit 2021.

Ekipi anglez, kanë mundësin e blerjes së kartonit të lojtarit për 30 milionë euro, por ende nuk dihet se a do ta shfrytëzojnë.

Por nëse nuk ndodhë diçka e tillë, lojtari pritet të rikthehet te Barcelona, përcjell lajmi.net.

Nëse nuk e gjen vetën në formacionin te ekipi i Xavi Hernandez, ai ka dy oferta në të cilat mund të transferohet, Benfica dhe Sporting CP.

Mbetet të shihet se a do të vazhdojë lojtari në Angli, do rikthehet te Barca apo do transferohet në njërin nga ekipet që kanë shfaqur interesim për të./Lajmi.net/