Ejupi për idenë e Kurtit për Vlorën: Absurde, po jep premtime për një shtet tjetër

Eksperti i energjisë, njëherësh drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku u përgjigj një ditë para zgjedhjeve lidhur me gazin amerikan në Kosovë. Kurti iu përgjigj Ambasadës Amerikane duke thënë se Qeveria e Kosovës ka plan që të kyçet në gazin…

Lajme

20/06/2026 22:01

Eksperti i energjisë, njëherësh drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku u përgjigj një ditë para zgjedhjeve lidhur me gazin amerikan në Kosovë.

Kurti iu përgjigj Ambasadës Amerikane duke thënë se Qeveria e Kosovës ka plan që të kyçet në gazin amerikan në Vlorë të Shqipërisë dhe jo në Shkup të Maqedonisë së Veriut, siç kërkoi e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Ejupi sqaroi për “Betimi për Drejtësi” se ky propozim i Kurtit nuk varet nga ai dhe është absurd.

“Nuk e tha bash që duhet me u kyç në Vlorë, tha duhet me investuar në terminalin e ri të Vlorës edhe ne tani me qenë me marrë energjinë elektrike, po ajo nuk varet prej Kurtit, se është Shqipëria- është shtet tjetër. Ajo ka shkruar kontratë, nuk i duhen paratë, ajo investon vetë. Ajo mund të ta shesë energjinë ty, sa të kushton çmimi i tregut, po jo. Po kjo formë e mendësisë, a mundet të na… Po tash kjo është para zgjedhjeve, ai tha të kemi me bë hekurudhën në Sarandë, domethënë njeri që jep premtime për një shtet tjetër, unë nuk e kuptoj tash, ajo është pjesa tjetër, është problemi i Kurtit, është gasifikimi i thëngjilit, i cili në aspektin ambiental është sendi më i rrezikshëm që mund të ndodhë, ujërave nëntokësore, edhe tash dalin disa deputetë të Vetëvendosjes dhe ish-deputetë kanë dalë, i kanë protestuar në Shqipëri në një vend tjetër kundër ndërtimit të hidrocentralëve, edhe sot e kanë shti kokën si struci në dhe e nuk folin për gasifikimin e thëngjilit, domethënë nëse folnin në aspektin mjedisor, gasifikimi i thëngjillit është një prej projekteve energjetike më të dëmshme për ambient. Sidomos në Kosovë ku ne nuk kemi një sasi të madhe të ujërave dhe ujërave nëntokësore. Domethënë ideja është për me përdorë diçka veç sa me thënë diçka, mua po më duket shumë absurde t’i me përdorur, kemi me investuar në një shtet tjetër. Tek e fundit Shqipëria mundet me qenë shtet mik i Kosovës, por shtet tjetër, ai vendos vetë. A ka me financuar vetë apo i kërkon ndihmë prej Kosovës”, ka thënë Ejupi.