Ejupi nën dyshime për terrorizëm

Të hënën (sot) do të dihet nëse Florim Ejupi do të shkojë në paraburgim apo do të lirohet.

Lajme

26/05/2014 09:18

U lirua nga akuza për vrasje, por mbeti ende në mbajtje.

Personi që theu rrethimin e kampit më të sigurt në Kosovë, atë të Bondstellit, do të qëndrojë në lokalet e policisë të paktën deri të hënën paradite.

Florim Ejupi i arrestuar të enjten po mbahet në mbajtje me kërkesë të prokurorit i cili tash e akuzon për katër vepra penale të terrorizmit, shkruan gazeta “Tribuna”.

Ai është liruar nga akuza për vrasjen e një polici të Unmik-ut dhe të Kosovës në mars të vitit 2004 në fshatin Shakovicë.

Sot (e hënë), gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë me caktimin e masave për Ejupin, apo do ta lirojë atë.

Në ndërkohë Bajram Kiqmarit i është caktuar 30 ditë paraburgim, shkruan Tribuna.