“Ëhë, përfekt, qaty”, flet për herë parë fotografi që u bë viral për shkak të zërit të tij duke fotografuar banoren e “BBVK”
Gjatë edicionit të “Big Brother VIP Kosova”, ishte Gresa Hoti, ajo e cila mori shpërblim nga ‘Vëllai i madh”, të realizonte një fotosesion gjatë qëndrimit në shtëpi. Gjatë këtij realizimi, vëmendje mori fotografi i njohur, Artan Korenica, shkruan lajmi.net. “Ehë, perfekt, qaty, qo mjekrën, najs najs…”, ishin vetëm disa nga fjalët që kishte përdorur dhe…

ShowBiz
Gjatë edicionit të “Big Brother VIP Kosova”, ishte Gresa Hoti, ajo e cila mori shpërblim nga ‘Vëllai i madh”, të realizonte një fotosesion gjatë qëndrimit në shtëpi.
Gjatë këtij realizimi, vëmendje mori fotografi i njohur, Artan Korenica, shkruan lajmi.net.
“Ehë, perfekt, qaty, qo mjekrën, najs najs…”, ishin vetëm disa nga fjalët që kishte përdorur dhe me të cilat u bë viral në “TikTok”.
Ai të premten ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, ku mes tjerash iu publikua video e cila bëri bujë të madhe, e për këtë gjë, ai foli për herë të parë.
“Kjo është punë e imja. Unë gjithmonë them kjo është pjesë e procesit që unë as nuk e kontrolloj, nuk e di as çka jam t’u fol…”, theksoi Korenica./Lajmi.net/