Ehat Miftaraj ironizon LVV-në pas kritikave ndaj Gjykatës: Ekspertë vetëm në shkelje të Kushtetutës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar me tone të ashpra dhe ironike ndaj qëndrimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tha se VV-ja nuk duhet marrë seriozisht kur flet për Kushtetutën apo Gjykatën Kushtetuese, transmeton lajmi.net Sipas Miftarajt, VV…

Lajme
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar me tone të ashpra dhe ironike ndaj qëndrimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tha se VV-ja nuk duhet marrë seriozisht kur flet për Kushtetutën apo Gjykatën Kushtetuese, transmeton lajmi.net
Sipas Miftarajt, VV ka treguar që e ka ekspertizën vetëm në shkeljen e Kushtetutës dhe në sulmet verbale ndaj institucioneve kushtetuese.
Në fund të postimit, ai ironizoi me një koment ndaj një zyrtari të VV-së, duke e quajtur “çapaquli i noterit të korruptuar”, në një reagim që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale./lajmi.net/