Egli Tako e pranishme në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit – përqafon Gjestin mes dhimbjes

Sot është mbajtur ceremonia mortore për Eldion Kelmendin, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident të rëndë trafiku. Dhjetëra qytetarë, familjarë, miq dhe të afërm u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe figura publike dhe miq të këngëtarit Gjesti, i…

ShowBiz

27/09/2025 17:53

Sot është mbajtur ceremonia mortore për Eldion Kelmendin, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident të rëndë trafiku. Dhjetëra qytetarë, familjarë, miq dhe të afërm u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe figura publike dhe miq të këngëtarit Gjesti, i cili ishte vëllai i Eldionit. Gjestit iu shprehën ngushëllime nga shumë të pranishëm, ndër ta edhe Egli Tako, ish e dashura e tij gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, transmeton lajmi.net.

Egli, në një moment të ndjerë, u pa teksa e përqafoi Gjestin dhe i shprehu ngushëllimet e saj për humbjen.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe trishtimi./lajmi.net/