Efekti Januzaj, fiton Man Utd (Video)

Inkuadrimi në lojë i Adnan Januzajt i ndihmoi Manchester Unitedit që të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim te Newcastle United, me rezultat 1:0.

Sport

04/03/2015 22:36

Adnan Januzaj sërish u inkuadrua në lojë në vend të Angel Di Marias, në pjesën e dytë.

Dhe, prezenca e tij në fushë i ndihmoi Manchester Unitedit që të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim te Necastle United, me rezultat 1:0.

Ashley Young realizoi golin e vetëm të ndeshjes, por Januzaj edhe njëherë tjetër tregoi se meriton më tepër hapësirë për lojë.

Fitore realizoi edhe skuadra tjetër nga Manchesteri, City, që mundi Leicester Cityn 2:0.

https://vine.co/v/O0tLi7Hliax