Edona Llalloshi publikon këngën “Deri kur”: Përcjell mesazhe të forta për dukurinë e vrasjeve të grave

Edona Llalloshi ka publikuar këngën e saj më të re, e cila jep një mesazh të fortë. Projekti muzikor quhet “Deri kur” dhe përcjell mesazhe të forta për vetëdijesimin edhe zhdukjen e dukurisë së vrasjeve të grave, shkruan lajmi.net. Kënga do të publikohej më 18 Prill por për shkak të rastit të fundit, ku brenda…

ShowBiz

16/04/2024 22:37

Edona Llalloshi ka publikuar këngën e saj më të re, e cila jep një mesazh të fortë.

Projekti muzikor quhet “Deri kur” dhe përcjell mesazhe të forta për vetëdijesimin edhe zhdukjen e dukurisë së vrasjeve të grave, shkruan lajmi.net.

Kënga do të publikohej më 18 Prill por për shkak të rastit të fundit, ku brenda 5 ditësh janë vrarë dy gra nga burrat e tyre, ky projekt është vendosur të publikohet sonte.

‘’Në dritën e ngjarjeve të trishta të fundit, kemi vendosur që eventi ynë promovues me 18 Prill për vetëdijesimin kundër dhunës ndaj grave të anulohet. Në vend të aktivitetit të planifikuar, ne inkurajojmë të gjithë miqtë dhe përkrahësit tanë të reflektojnë mbi rëndësinë e solidaritetit dhe përpjekjet për të luftuar dhunën në shoqëri.

Ju lutemi të vazhdoni të na ndihmoni në përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.

“Faleminderit për mbështetjen dhe kuptimin tuaj në këtë moment të ndjeshëm. Video projektin “deri kur” do ta lançojmë menjëherë sonte”, ka shkruar Edona.

Ky projekt është bashkëpunim i këngëtares me Ministrinë e Drejtësisë. /Lajmi.net/

YouTube player