Edona James e ashpër me Paulin: Ke ndenjur sikur në hotel, vetëm ke ngrënë dhe ke pirë – nuk ke folur kurrë

Paul Morina ka qenë së fundmi i ftuar në “Big Talk”, ku ka folur për qëndrimin brenda pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai kërkoi të largohej të hënën pasi nuk ndihej mirë për shkak të disa problemeve shëndetësore. I njëjti u prit ashpër nga opinionistet e këtij formati, pasi për aq ditë…

ShowBiz

15/12/2024 23:12

Paul Morina ka qenë së fundmi i ftuar në “Big Talk”, ku ka folur për qëndrimin brenda pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kërkoi të largohej të hënën pasi nuk ndihej mirë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

I njëjti u prit ashpër nga opinionistet e këtij formati, pasi për aq ditë sa qëndroi nuk qëndroi asgjë.

Edona James i tha se duhej të dilte që në javën e parë pasi nuk bënte asgjë në shtëpi.

“Nuk e di për çfarë ke hyrë brenda, dy javë ditë nuk të kam parë hiç vetëm në Prime kur të kam parë, e kam ditur që është dikush. Se nuk të ka hapur kurrë goja. Ke ndenjur sikur në hotel, kurrë nuk ke ditur të flasësh, të debatosh”, u shpreh ajo.

Tutje ish-konkurrentja theksoi: “Nuk ke bërë lojë, nuk ke folur. Ke qenë aty gabim, nuk e di kush të ka shtyrë brenda. Nuk të kisha futur brenda se nuk i vyn formatit”.

Pauli ndërkohë tha: “Ajo ka qenë mënyra ime, fakti që jam përballur çdo ditë me shëndetin, të penalizon. Dëshiron me lujt, por të penalizon. Është një problem”.