Edon Zhegrova pritet të debutojë si titullar në Serie A ndaj Veronës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë debutimit si titullar në Serie A për ekipin e Juventusit, në ndeshjen kundër Veronës që zhvillohet këtë fundjavë. Sipas prestigjiozes italiane La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, planifikon të bëjë rotacion në skuadër, dhe mes ndryshimeve pritet të jetë pushimi i Kenan…

Sport

19/09/2025 13:11

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë debutimit si titullar në Serie A për ekipin e Juventusit, në ndeshjen kundër Veronës që zhvillohet këtë fundjavë.

Sipas prestigjiozes italiane La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, planifikon të bëjë rotacion në skuadër, dhe mes ndryshimeve pritet të jetë pushimi i Kenan Yildiz, për t’i dhënë hapësirë Zhegrovës nga minuta e parë, transmeton lajmi.net.

“Edon Zhegrova është kandidati kryesor për të nisur si titullar në ndeshjen kundër Veronës,” shkruan gazeta italiane.

Zhegrova iu bashkua Juventusit gjatë afatit kalimtar veror.

Ai debutoi në mesjavë për Juventusin në ndeshjen kundër Dortmund në Ligën e Kampionëve./lajmi.net/