Edon Zhegrova nuk luan fare në fitoren e sotme të Juventusit ndaj Benfikës

Juvenusi ka marr tre pikë të reja në fazën e ligës së Champions League. ”Zonja e Vjetër”, para tifozëve vendas në ”Allianz Stadium”, shënoi fitore ndaj Benfikës, me rezultat 2-0. Khephren Thuram, shënoi golin e epërsisë për bardhezinjtë, në minutën e 55-të. Pas nentë minutave, Weston MCKennie, vulosi fitoren e skuadrës italiane. As në këtë…

Sport

21/01/2026 22:58

Juvenusi ka marr tre pikë të reja në fazën e ligës së Champions League.

”Zonja e Vjetër”, para tifozëve vendas në ”Allianz Stadium”, shënoi fitore ndaj Benfikës, me rezultat 2-0.

Khephren Thuram, shënoi golin e epërsisë për bardhezinjtë, në minutën e 55-të.

Pas nentë minutave, Weston MCKennie, vulosi fitoren e skuadrës italiane.

As në këtë ndeshje, trajneri Luciano Spalleti nuk i dha minuta futbollistit kosovar, Edon Zhegrovës.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e 15-të, derisa Benfica e 29-të në tabelë, me 6 pikë