Edis pas performancës elektrizuese në Sunny Hill: Prishtina ishte me të vërtetë e paharrueshme

Këngëtari i njohur turk, Edis, ishte një nga emrat më të spikatur në edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, duke sjellë një performancë elektrizuese që ngriti në këmbë mijëra fansa në zemër të Prishtinës. Me karizmën e tij, energjinë në skenë dhe komunikimin e ngrohtë me publikun, ai la një përshtypje të paharrueshme në…

ShowBiz

06/08/2025 12:13

Këngëtari i njohur turk, Edis, ishte një nga emrat më të spikatur në edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, duke sjellë një performancë elektrizuese që ngriti në këmbë mijëra fansa në zemër të Prishtinës.

Me karizmën e tij, energjinë në skenë dhe komunikimin e ngrohtë me publikun, ai la një përshtypje të paharrueshme në një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës në rajon.

Pas përmbylljes së festivalit, artisti ndau me ndjekësit e tij emocionet dhe përshtypjet nga kjo përvojë, duke vlerësuar mikpritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj artistes me famë botërore Dua Lipa dhe babait të saj, Dukagjin Lipa, të cilët janë organizatorët kryesorë të festivalit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EDIS (@edis)

“@sunnyhillfestival ishte i pabesueshëm! 🤍

Prishtina ishte me të vërtetë e paharrueshme. Falënderoj @dukagjinlipa dhe @dualipa për këtë ftesë të sjellshme dhe organizimin e mrekullueshëm. Çdo gjë ishte perfekte. Të isha në këtë skenë së bashku me ekipin tim ishte një kënaqësi e madhe.

Një falënderim i veçantë edhe për ekipin tim, që realizoi një punë fantastike në kaq pak kohë. 🚀

Besoj se Sunny Hill do të vazhdojë të rritet çdo vit dhe të bashkojë dashamirës të muzikës nga e gjithë bota.

Na priftë e mbara – shihemi sërish!”.